Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbeten aktive
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 7 nën mbikëqyrje.
Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat aktive:
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.