Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

Këtë të dielë në oren 11:30 do të nisin punimet e retreat e kërkuar nga kryeministri Edi Rama në Vilën qeveritare në Pogradec.

Do të jetë kryeministri Rama ai që do të ketë fjalën hapëse, e cila do të zgjas rreth një orë ndërsa drejtuesit politikë do të diskutojnë mbi dokumentin e ri “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Pas drekës, do të jetë Jonida Shehu ajo që do të bëjë një prezantim të platformës së vlerësimit të aktivitetit mediatik ndërsa dita e sotme do të mbyllet përsëri me fjalën e kryeministrit Rama.

Mbrëmja e kësaj të diele Rama, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat do të hanë darkën se bashku ne një nga hotelet në Tushemisht ndërsa juglindja ndodhet në masa të rrepta sigurie këto dy ditë

Lini një koment