Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKryeministri Edi Rama në Pogradec, takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik

Kryeministri Edi Rama në Pogradec, takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Pogradecit, ku do të zhvillojë një takim dyditor me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në prag të nisjes së sesionit të ri politik.

Në videon e siguruar nga RTSH, shihet kryeministri Edi Rama teksa ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec.

Punimet e mbledhjes nisin sot me fokus te drejtuesit politikë të mazhorancës, ku do të diskutohet mbi organizimin e strukturave të partisë dhe përcaktimin e objektivave kryesore politike e qeverisëse.

Të hënën, Rama do të vijojë takimet me ministrat e kabinetit, për të detajuar planin e punës të qeverisë dhe prioritetet ekzekutive për muajt e ardhshëm.

Lini një koment