Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj (VIDEO)
Pasi qeveria i ka zgjidhur problematikat e tij, një i moshuar ka qëndruar për 5 orë jashtë rezidencës qeveritare në Pogradec për të pritur përfundimin e mbledhjes së Partisë Socialiste me drejtuesit politikë.
Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, i moshuari u shpreh se kërkon ta falënderojë personalisht kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë, Ilir Xhakolli, për zgjidhjen e shqetësimeve të tij.
I pyetur nga gazetari nëse do të presë deri në përfundim të takimit, i moshuari konfirmoi me bindje se do të qëndrojë aty vetëm për ta përqafuar kryeministrin.
Intervista e plotë:
Gazetari: Edhe një herë, s’e kuptova, përse do ta takosh Ramën?
Zotëria: Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, mi ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë.
Gazetari: Kush Ilir, kryetari i bashkisë?
Zotëria: Eee.
Gazetari: T’i ka zgjidhur?
Zotëria: Po.
Gazetari: Edhe kërkon thjesht ta falënderosh?
Zotëria: Po, po.
Gazetari: Po mbaron vonë Rama.
Zotëria: Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq.
Gazetari: Vetëm për ta përqafuar?
Zotëria: Po, kaq. Do rri.