Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten në Palasë, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten në Palasë, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

Një 40-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Elvis Kosova, është arrestuar në flagrancë në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij, në një vilë në një kompleks të zonës.

Policia njofton se ngjarja është raportuar rreth orës 13:40 të kësaj të diele, si një konflikti familjar ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës si dhe forca shtesë të Stacionit të Policisë së Dhërmiut.

Gjatë ndërhyrjes në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit”, njofton policia.

Lini një koment