Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKate Middleton miraton trendin e bluzave me stil viktorian

Kate Middleton miraton trendin e bluzave me stil viktorian

Princesha Kate u shfaq e veshur me një xhaketë tweed mbi një bluzë të bardhë me qafë të lartë dhe butona, e zbukuruar me renda dhe rreshta të hollë të valëzuar, ndërsa shkonte në një shërbesë kishe së bashku me princin William dhe fëmijët e tyre. Look-u i saj u plotësua me një kapelë pillbox dhe vathë të gjatë që binin në sy.

Siç raporton Harper’s Bazaar, ky stil, i emërtuar pas epokës viktoriane (1837–1901), përfshin edhe referenca nga periudha edwardiane (1901–1910). Dizajni i ri, i parë për herë të parë në koleksionet Vjeshtë/Dimër 2025 të Anna Sui, Isabel Marant dhe Chloé, rikthen siluetën klasike me qafa të larta dhe detaje të fryra, por e përditëson me supe të strukturuara dhe teknika të reja shtresëzuese.

Trendi u përhap shpejt edhe në rrugë dhe e gjetëm tek figura të njohura si Dua Lipa, Bella Hadid dhe Jennifer Lopez, që e interpretuan në mënyra të ndryshme duke e bërë bluzën viktoriane një element të zakonshëm të garderobave të sezonit.

Shfaqja e familjes së Uellsit erdhi pak ditë pasi u raportua se princi Harry dhe gruaja e tij, Dukesha Meghan, po planifikonin t’u riktheheshin Mbretërisë së Bashkuar për një periudhë të gjatë me fëmijët e tyre, princin Archie dhe princeshën Lilibet. Të dy fëmijët janë rritur në Montecito të Kalifornisë, ku familja u zhvendos pas vendimit për t’u larguar nga detyrat e përditshme mbretërore në 2020; çiftit nuk i është rikthyer detyra zyrtare, por pritet që ata të qëndrojnë në Britani për fillimin e vitit shkollor. Vendndodhja e shtëpisë së re mbetet e paqartë, ndërsa ata do të mbajnë pronën në Kaliforni dhe shtëpinë e pushimeve në Portugali.

Sipas Harper’s Bazaar, zgjedhja e Kate tregon se trende të tilla vintage vazhdojnë të përpunohen dhe të adoptohen në kombinime moderne, duke bashkuar elementë tradicionalë me aksente bashkëkohore.

Lini një koment