E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas kërkesës në Euronews për ta takuar, Rama pret të moshuarin në Pogradec (VIDEO)

Pas kërkesës në Euronews për ta takuar, Rama pret të moshuarin në Pogradec (VIDEO)

Pasi një i moshuar nga Pogradeci shprehu dëshirën për të takuar kryeministrin Edi Rama, përmes një interviste për Euronews, ku tha se po priste prej pesë orësh për këtë gjë, duket se fjala e tij ka rënë në veshin e duhur.

Pas përfundimit të mbledhjes së rreth 7-orëshe me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, Rama, së bashku me kryebashkiakun Ilir Xhakolli, ka takuar të moshuarin.

Ky i fundit kishte shprehur dëshirën për të takuar kryebashkiakun dhe për ta falënderuar për zgjidhjen e problemeve që i kishte ngritur.

Zotëria: “Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, mi ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë.”

Gazetari: “Kush Ilir, kryetari i bashkisë?”

Zotëria: “Eee.”

Gazetari: “T’i ka zgjidhur?”

Zotëria: “Po.”

Gazetari: “Edhe kërkon thjesht ta falënderosh?”

Zotëria: “Po, po.”

Gazetari: “Po mbaron vonë Rama.”

Zotëria: “Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq.”

Gazetari: “Vetëm për ta përqafuar?”

Zotëria: “Po, kaq. Do rri.”

Lini një koment