Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksidenti fatal në Rrashbull–Xhafzotaj, arrestohet pas 48 orësh shoferi 38-vjeçar

Aksidenti fatal në Rrashbull–Xhafzotaj, arrestohet pas 48 orësh shoferi 38-vjeçar

Policia e Durrësit ka arrestuar një shofer 38-vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është vënë në pranga pas 48 orësh, ndërsa policia njofton se për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, më 21 gusht 2026, ku humbi jetën shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull është bërë i mundur identifikimi i automjetit dhe të drejtuesit të dyshuar të tij.

Në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, ndërsa është gjetur edhe automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Lini një koment