E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit gjatë fundjavës, nën akuzën e tentativës për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Sipas të dhënave paraprake nga organet e rendit, i dyshuari përdorte taktika joshjeje dhe mashtrimi për të siguruar numrat e telefonit të të miturve.

Më pas, ai komunikonte me ta duke i ftuar për takime, të cilat fillimisht zhvilloheshin në ambiente publike si kafene dhe më tej përparonin deri në ftesa për të shkuar në banesën e tij.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë.

Lini një koment