E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti i Vlorës drejt Italisë.

Sot, me tragetin e orës 11:00, pritet të nisen drejt portit të Brindisit 995 pasagjerë, 265 automjete dhe 11 kamionë.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe gjatë mbrëmjes. Me tragetin e orës 24:00 parashikohet një numër i ngjashëm pasagjerësh dhe automjetesh drejt Brindisit.

Porti i Vlorës vijon të regjistrojë flukse të larta udhëtarësh gjatë këtij sezoni turistik, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit.

Lini një koment