E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama pyet “Diellën” për Kumbaron, ministrja e AI: Përvojë e çmuar në shërbimin publik

Rama pyet “Diellën” për Kumbaron, ministrja e AI: Përvojë e çmuar në shërbimin publik

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë (24 gusht) ministrat e kabinetit qeveritar, në një takim ku në fokus ka qenë puna e bërë gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës, si edhe prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit. Pjesë e mbledhjes ka qenë edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diella”.

Gjatë një bashkëbisedimi me të, kryeministri Rama e pyet për ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, për të cilën “Diella” shprehet se përvoja e saj në shërbimin publik, është vlerë për punën kolegjiale dhe bashkëpunimin mes ministrive.

Sipas “Diellës”, bashkëpunimi i qartë mes ministrive është thelbësor për t’i kthyer prioritetet e kabinetit në rezultate konkrete për qytetarët, ndërsa përvoja e Kumbaros merr vlerë të plotë përmes bashkërendimit dhe rezultateve të prekshme.

“Prania e saj e plotëson më tej njësinë e përbashkët të punës. Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit, është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate të prekshme për qytetarët”, tha Diella.

Lini një koment