Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMori me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe u largua, në kërkim 26-vjeçari në Durrës

Mori me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe u largua, në kërkim 26-vjeçari në Durrës

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim këtë të hënë nga Policia e Durrësit pasi rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, dyshohet se ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.

Sipas raportimeve të policisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lini një koment