E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›E rëndë në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë të atin

E rëndë në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë të atin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa raportohet për një krim në familje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një i ri dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur babain.

Pas ngjarjes, i riu, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është larguar në drejtim të paditur, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij.Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Lini një koment