Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Teuta mbetet pa portier, Selmani largohet në startin e sezonit të ri

Abissnet Superiore: Teuta mbetet pa portier, Selmani largohet në startin e sezonit të ri

Teuta ka bërë me dije se Gentian Selmani nuk do të jetë portier i ekipit durrsak për pjesën e mbetur të sezonit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale klubi durrsak ka i ka shprehur mirënjohjen portierit për kontributin e dhënë.

“KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike,” shkruhet në njoftimin e klubit.

Me largimin e Selmanit, në ditët e fundit të merkatos, Teutës i duhet që të nxitojë për të afruar një tjetër portier.

Lini një koment