Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaE rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Një 45-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Florjan Dalladaku, ka vrarë me sqepar të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij me sende të forta.

Të dy prindërit kanë qenë të moshuar. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të tij dhe po kryen kontrolle në të gjithë zonën, me qëllim prangosjen e autorit të krimit.

“Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një koment