Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVetëm pak muaj në Shkodër, Vllaznia njofton transferimin e Kobiljar në Bahrejn

Vetëm pak muaj në Shkodër, Vllaznia njofton transferimin e Kobiljar në Bahrejn

Në fillimet e merkatos së verës Vllaznia zyrtarizonte afrimin e Rijad Kobiljar, mesfushorit që sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës. Tani, pa u mbyllur merkatoja e verës, klubi shkodran njofton transferimin e këtij futbollisti në Bahrejn.

“KF Vllaznia njofton transferimin e futbollistit Rijad Kobilar te klubi i Bahrejnit, Muharraq SC. I urojmë Rijadit shumë suksese në vazhdim të karrierës!” – shkruan klubi kuqeblu në faqen zyrtare sa i takon kësaj lëvizjeje.

Kobiljar luajti vetëm një ndeshje zyrtare me Vllazninë, atë të javës së pare të kampionatit. Aventura e tij në Shkodër zgjati pak, ndërkohë që nuk bëhet e ditur, nëse klubi verior ka fituar financiarisht nga ky transferim apo jo.

Vllaznia e nisi kampionatin e ri me një barazim ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”, ku u duk se nuk kishte petkun e skuadrës së sezonit të kaluar për të pretenduar titullin kampion.

Lini një koment