Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Drejtuesi i një jet ski është gjobitur nga policia e Vlorës me 500 mijë lekë për shkak se kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sakaq, policia i ka bllokuar dhe mjetin lundrues në Portin e Sarandës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.

Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e çdo shkeljeje që rrezikon jetën e tyre.

Lini një koment