Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegj�
Bashkia Rrogozhinë ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, i cili pretendoi se zona problematike e grumbullimit të mbetjeve nuk ndodhet në territorin e Kavajës, por në atë të Rrogozhinës.
Deputeti socialist Taulant Balla denoncoi sot gjendjen e grumbullimit të plehrave dhe ndotjes, duke akuzuar kryebashkiakun Qosja.
Në reagimin e saj, Bashkia Rrogozhinë thekson se verifikimi i hartave zyrtare administrative tregon qartë se vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet brenda territorit të Bashkisë Kavajë dhe se pretendimet e Qosjes janë të pavërteta.
“Përgjegjësia fillon aty ku mbarojnë justifikimet. Faktet janë të qarta dhe nuk mund të mohohen. Kufijtë administrativë janë të përcaktuar zyrtarisht dhe zona në fjalë është pjesë e territorit të Kavajës”, thuhet në reagim.

Bashkia Rrogozhinë nënvizon se nuk ka interes të përfshihet në debate mes institucionesh, por kërkon që çdo bashki të mbajë përgjegjësi për territorin që administron.
Më tej, në reagim shprehet habi për deklaratat e kryebashkiakut të Kavajës, duke i cilësuar ato si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë për një problem të denoncuar nga qytetarët.
“Është e papranueshme që një kryetar bashkie të mos njohë kufijtë administrativë të territorit që drejton. Në vend të gënjeshtrave dhe justifikimeve, qytetarët presin zgjidhje konkrete për problemin e mbetjeve”, thekson Bashkia Rrogozhinë.
Institucioni vendor i Rrogozhinës i bën thirrje Bashkisë Kavajë të pranojë faktet dhe të marrë masat e nevojshme për pastrimin e zonës, në vend që të transferojë përgjegjësinë te njësitë e tjera vendore.