Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaU pretendua se u vetëdorëzua, dalin pamjet kur kapet Ylli Zalla

U pretendua se u vetëdorëzua, dalin pamjet kur kapet Ylli Zalla

Pamjet e siguruara tregojnë momentet kur i shumëkërkuari Ylli Zalla mbahej nën vëzhgim nga Policia e Tiranës, përpara arrestimit të tij.

Në pamje, Zalla shfaqet duke lëvizur në zonë i armatosur me një kallashnikov. Arma iu sekuestrua më pas nga policia, së bashku me tre karikatorë.

Hetuesit e Policisë së Tiranës monitoruan lëvizjet e 49-vjeçarit deri në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e tij. Operacioni u krye me ndihmën e forcave RENEA.

Pamjet vijnë pas pretendimit të avokatit të Zallës se klienti i tij ishte vetëdorëzuar te autoritetet.

Sipas burimeve policore, lëvizjet e Zallës ishin mbajtur nën vëzhgim dhe pas lokalizimit të tij u organizua ndërhyrja për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe armën e zjarrit dhe tre karikatorët me municion, ndërsa Zalla u vu në pranga dhe u shoqërua nga forcat e policisë.

Lini një koment