Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar.

Policia e Dibrës njoftoi sot (26 gusht) se në fshatin Okshtun të Vogël, u zbuluan 2 parcela ku po kultivoheshin 215 bimë, aty ku u arrestua dhe 37-vjeçari nga Kamza.

Operacioni është koduar “Indicia” dhe po hetohet për bashkëpunëtorë të tjerë, kurse bimët narkotike u asgjësuan.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike”, bëri me dije policia.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment