E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Finalizohet operacioni “Indicia”, arrestohet 37-vjeçari! 215 bimë kanabisi u zbuluan në dy parcela

Finalizohet operacioni “Indicia”, arrestohet 37-vjeçari! 215 bimë kanabisi u zbuluan në dy parcela

Një 37-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi u kap në flagrancë nga Policia në një zonë ku dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike.

Operacioni i koduar “Indicia” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në fshatin Okshtun i Vogël, në njësinë administrative Ostren, efektivët zbuluan dy parcela ku ishin kultivuar gjithsej 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes, Policia kapi në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Në vijim të veprimeve të para hetimore, ai u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment