Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda
Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot (26 gusht) letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se në qendër të bisedimeve ishte marrëdhënia e shkëlqyera mes dy vendeve dhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.
“Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen, ambasadores së parë rezidente belge në Tiranë. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe, forcimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i tyre në fusha me interes të ndërsjellë, mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe bashkëpunimi ynë si aleatë brenda NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare ishin në qendër të diskutimeve tona”, shkruan zoti Begaj në postimin e tij.
I received today the Letters of Credence of the Ambassador of the Kingdom of Belgium to Albania, Ms. Olga Cogen, the first resident Belgian ambassador in Tirana.
Our excellent bilateral relations, their further strengthening and expansion in areas of mutual interest, Belgium’s… pic.twitter.com/2RunPzjyYG
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) August 26, 2026