Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama mbledh të premten drejtuesit e qarqeve dhe ministrat: Kërkon qasje të re dhe më shumë përgjegjësi në terren

Rama mbledh të premten drejtuesit e qarqeve dhe ministrat: Kërkon qasje të re dhe më shumë përgjegjësi në terren

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte (28 gusht) në selinë e PS drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit.

Takimi vjen pas mbledhjeve në Pogradec, ku Rama kërkoi fokus te shqetësimet e qytetarëve dhe më shumë përgjegjësi në terren.

Ministrave iu kërkua monitorimi mujor i drejtorive, ndërsa në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania” për ndjekjen e ankesave, me synim zgjidhjen e tyre brenda dy javësh.

Qasja e re e PS është pasqyruar në dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Lini një koment