Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiLojërat Mesdhetare: Volejboll vajza, Kosova mundet nga Turqia

Lojërat Mesdhetare: Volejboll vajza, Kosova mundet nga Turqia

Përfaqësuesja kosovare e volejbollit për vajza nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, pasi humbi ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë.

Vajzat “dardane” u mundën 3:0 (25:17, 25:17, 25:18) në sfidën që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Kosova e mbyll paraqitjen në Taranto në vendin e tretë në grup, pas Turqisë e Greqisë dhe para Maqedonisë së Veriut dhe Algjerisë. Ndaj dy të fundit shënoi fitore.

Lini një koment