Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiLillestrom-Egnatia në RTSH, Dede: Besojmë te kualifikimi, kemi ardhur për të fituar

Lillestrom-Egnatia në RTSH, Dede: Besojmë te kualifikimi, kemi ardhur për të fituar

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Lillestrom, e vlefshme për Play Off-in e Europa League, sfidë që do të luhet nesër në orën 19:00 në “Arasen Stadion” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar. tekniku i rrogozhinasve vlerëson kundërshtarin, por deklaron se Egnatia ka ardhur në Norvegji për të fituar këtë sfidë. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.

Çfarë mendoni tani për ndeshjen e parë?

Ndeshje e fortë. Lilestrom e nisi mirë deri në gjysmën e pjesës së parë. Pastaj ne balancuam ndeshjen. Dhe me lojën e zhvilluar dhe rastet e krijuara duhej të kishim fituar.

Si e parashikoni ndeshjen për nesër?

Ne do jemi me mbështetje tifozësh, faktor që do na ndihmojë për të luajtur mirë e realizuar objektivin. Besoj se Lilestrom do fillojë të luajë fort duke shfrytëzuar faktorin fushë. Besoj pas minutës së 30 do balancohet loja, çdo gjë do jetë e barabartë dhe ne do luajmë dhe kemi ardhur për të fituar. Dhe besojmë.

Si ju duket fusha dhe gjendja e saj?

Ne jemi një vend mesdhetar, me shumë diell. Klima nuk të lejon që të kesh bar kaq të mirë sa këtu. Nuk pretendoj të krahasohemi me stadiumet në Norvegji, fushat e Norvegjisë, por fusha jonë në Rrogozhinë është shumë e mirë.

Cila është gjëja kryesore që ju mendoni se ju jep mundësi të fitoni?

Entuziazmi dhe energjia që do marrim nga tifozët.

Lini një koment