VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh
Protesta e 88-të para Kryeministrisë është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës me një pjesëmarrje dukshëm më të ulët se në tubimet e mëparshme.
Pamjet e filmuara me dron tregojnë një numër të kufizuar protestuesish të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, në atë që duket të jetë pjesëmarrja më e ulët e regjistruar deri më tani në këtë cikël protestash.
Tubimi vijon prej javësh si pjesë e protestave të organizuara kundër projektit të zhvillimit turistik në Zvërnec, por mobilizimi ka ardhur në rëne. Pamjet nga lart tregojnë hapësira të mëdha bosh në zonën ku zakonisht grumbullohen protestuesit.
Protesta e sotme ishte e 88-ta e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa rënia e pjesëmarrjes vjen në një moment kur brenda vetë organizatorëve janë shfaqur edhe përplasje dhe debate për mënyrën e drejtimit të lëvizjes.
Nga pamjet me dron, grumbullimi duket dukshëm më i vogël krahasuar me protestat e mëparshme, duke shënuar nivelin më të ulët të pjesëmarrjes të dokumentuar deri tani.