Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaKomunitetiRuani datën! Festë për Ditën e Nënës nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait

Ruani datën! Festë për Ditën e Nënës nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait

Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait fton komunitetin shqiptar në Michigan të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë për nder të Mother’s Day.

Festimi do të zhvillohet ditën e shtunë, më 9 maj, nga ora 3:00 deri në 7:00 pasdite. Të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë ushqim, muzikë dhe vallëzim në një atmosferë festive dhe familjare.

Ky aktivitet synon të bashkojë komunitetin dhe të nderojë rolin e rëndësishëm të nënës në familje dhe shoqëri.

Detaje të tjera mbi organizimin do të publikohen së shpejti.

Lini një koment