Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAlarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

Pjesë e alarmit për bombë në disa institucione në vend ishte edhe Gjykata e Lezhës, ku pas marrjes së njoftimit u evakuua personeli dhe godina u rrethua nga forcat e Policisë. Shërbimet e Policisë nisën kontrollet në ambientet e gjykatës, ndërsa punonjësit u nxorën nga godina për arsye sigurie.

Për shkak të situatës, aktiviteti i gjykatës u ndërpre gjatë paradites te së enjtes, duke përfshirë edhe disa seanca gjyqësore të planifikuara, mes tyre dhe ata për vlerësimin e masave të sigurimit.Në të njëjtën ditë, në adresat zyrtare të disa institucioneve ne vend perfshire edhe Lezhen kanë mbërritur disa emaile kërcënuese nga një adresë që pretendon se është e lidhur me Shtetin Islamik (ISIS), duke vënë në lëvizje autoritetet, ndërsa burimi dhe autenticiteti i tyre mbeten ende të pakonfirmuara.

Kontrollet dhe veprimet e Policisë do të vijojnë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një kërcënim konkret, një alarm të rremë apo një tentativë për të krijuar panik.

Lini një koment