Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaBerisha: Ergys Agasi emëronte ministrat e Brendshëm, përmes AKSHI-t kontrollonte çdo gjë

Berisha: Ergys Agasi emëronte ministrat e Brendshëm, përmes AKSHI-t kontrollonte çdo gjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ndërsa është ndalur tek arrestimi i Ergys Agasit.

Ai theksoi se ishte vetë Ergys Agasit, i cili sipas tij, emëronte ministrat e Brendshëm.

Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.
Miqësia e kryetares së SHIK-ut, drejtoreshës së SHIK-ut, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë.
Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni.
Ergys Agasi ka pasur de facto, jo de jure, si arkitekt të interiorit, Edi Ramën për vilën e tij të ndërtuar pikërisht në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës.
I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij gjer në detaje në arredimin e vilës së supermafiozit Ergys Agasi.
”, tha ai.

Lini një koment