Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje 13-vjeçarin me monopatinë (VIDEO)

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje 13-vjeçarin me monopatinë (VIDEO)

Një 13-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër.

I mituri po lëvizte me monopatinë kur është përplasur nga një automjet. Pas përplasjes, makina ka përfunduar në kanal.

13-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., rreth 33 vjeç, është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Lini një koment