Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre shtetas rumunë, familjarë të një të dënuare që vuan dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, gjatë një takimi me të afërmen e tyre. Gjatë kontrollit të çantave me rroba, efektivët e burgut konstatuan një aparat celular dhe një thikë të fshehur në njërën prej tyre.

Pas zbulimit të sendeve, tre familjarët u shoqëruan dhe u morën në pyetje në prani të avokatit. Burime paraprake bëjnë me dije se e dënuara, e cila vuan dënimin për mashtrim, nuk njihet si person problematik dhe nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera. Gjithashtu, gjatë kontrollit në dhomën e saj Gjatë kontrollit nga efektivët e burgut të Pojskës në njërën nga çantat është konstatuar një thikë dhe një aparat celular, të cilat dyshohet se familjarët do t’ja jepnin vajzës së tyre.

Nga të dhënat paraprake mbetet e paqartë se përse krahas telefonit ata kanë dashur të futin edhe thikën. Sipas burimeve shtetësja rumune nuk njihet për problematike apo që të ketë konflikte në burgun e Pojskës me të burgosurat e tjera.

Kontrolle janë bërë edhe në dhomën e të dënuarës më pas por nuk është gjetur asnjë send i ndaluar.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe qëllimin e futjes së thikës dhe telefonit në institucion.

Lini një koment