Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur

Rrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur

Shtimi i menjëhershëm i Lumit Drin nga hapja e portave të Liqenit të Spiles në Dibër të Madhe ka rrezikuar mbytjen e 5 personave të një familje.

Pasditën e djeshme rreth orës 18:00 një familje, një i rritur dhe 4 fëmijë është rrëmbyer nga ujërat e lumit Drin si pasojë e shtimit të menjëhershëm të ujit. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë duke u larë në zonë, kanë mundur të nxjerin 3 nga fëmijët dhe një të rritur, të cilët kishin mundur të mbaheshin nëpër drurë dhe shkurre.

Kërkimet për vajzën 7-vjeçare kanë vijuar gjithë natën dhe sot në mëngjes por ende pa sukses për gjetjen e saj, e cila dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin. Ky nuk është rasti i parë, pasi për çdo vit ndodhin raste të tilla, si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit orar pa orar nga ana e palës Maqedonase.

Kompania elektro-energjitike ELEM bën çfarë do dhe nuk ka një grafik të përcaktuar oraresh të bëra publike, kur vihen në punë turbinat dhe kur i stakon ato, duke rrezikuar jetën e njerëzve që përdorin lumin Drin për t’u larë.

Vetëm pak ditë më parë u rrezikuan disa turistë të huaj, të cilët u nxorën falë bashkëpunimit me djemtë që bëjnë rafting në lumin Drin.

Lini një koment