Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNë kërkim nga Norvegjia dhe Shqipëria, kapet në Durrës 28-vjeçari (EMRI)

Në kërkim nga Norvegjia dhe Shqipëria, kapet në Durrës 28-vjeçari (EMRI)

Një 28-vjeçar norvegjez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës. Operacioni u zhvillua nga FAST Albania në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tiranën.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit norvegjez Sebastian Templet, 28 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet gjyqësore norvegjeze në prill 2026, pasi dyshohet për veprat penale të kanosjes dhe prishjes së qetësisë publike.

28-vjeçari rezulton gjithashtu i përfshirë në një procedim penal në Shqipëri. Në maj 2026, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni është zhvilluar në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional, përmes Interpol Tiranës, me autoritetet homologe në Norvegji, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas arrestimit provizor, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze, ka vijuar procedurat ligjore për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Norvegjisë.

Lini një koment