E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›PS ndryshon vendin e mbledhjes, Rama takon ministrat dhe drejtuesit politikë te Pallati i Brigadave

PS ndryshon vendin e mbledhjes, Rama takon ministrat dhe drejtuesit politikë te Pallati i Brigadave

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 17:30, ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi, i parashikuar fillimisht në selinë e PS-së, është zhvendosur në Pallatin e Brigadave.

Sipas informacioneve, në mbledhje do marrin pjesë ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe.

Ndryshimi i vendndodhjes vjen një ditë pasi, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje që qytetarët të mblidhen sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Takimi i pasdites pritet të fokusohet te zhvillimet politike dhe organizimi i mëtejshëm i strukturave të PS-së.

Lini një koment