Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr në pyje dhe kullota në Maliq, flakët vihen nën kontroll

Zjarr në pyje dhe kullota në Maliq, flakët vihen nën kontroll

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht të Maliqit. Dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e shërbimit janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, situata është vënë nën kontroll, ndërsa vijojnë punimet për shuarjen e plotë të vatrës dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizimin e flakëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi i angazhuar në terren pritet të kryejë verifikimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të incidentit.

Lini një koment