Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPS ndryshon vendin e takimit të Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku do mbahet! Protestuesit bënë thirrje për

PS ndryshon vendin e takimit të Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku do mbahet! Protestuesit bënë thirrje për

Ndryshon agjenda e takimit të socialistëve, mbledhje e thirrur nga Kryeministri Edi Rama për ditën e sotme.

Për arsye sigurie, takimi i kreut të qeverisë me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Kjo konfirmohet nga burime në PS. Siç raporton TCH, me shumë mundësi takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.

E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.

Lini një koment