U arrestua pas 8 muajsh në arrati, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” për Ergys Agasin
Ergys Agasi u paraqit sot në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestua pas rreth 8 muajsh në arrati. GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” në lidhje me dosjen e AKSHI-t.
Avokati Maks Haxhia tha se Prokuroria ka ardhur me një akuzë të re, atë të korrupsionit pasiv, ndërsa bëri me dije se vendimi do të ankimohet.