E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dyshohet se vendosi zjarrin në fshatin Vranisht, policia ndalon një person

Dyshohet se vendosi zjarrin në fshatin Vranisht, policia ndalon një person

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se personi është ndaluar pas dyshimeve se mund të jetë autori i zjarrvënies. Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë nën monitorim, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Në ndihmë të operacionit për shuarjen e zjarrit kanë mbërritur dy helikopterë dhe një avion, të cilët po ndërhyjnë nga ajri në zonat ku terreni i vështirëson ndërhyrjen e mjeteve tokësore.

Autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e vatrave të zjarrit, ndërsa policia po heton për të dokumentuar rrethanat dhe përgjegjësinë për zjarrvënien.

Lini një koment