Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaProbleme teknike në trafikun ajror në vend, rikthehen në punë 90% e sistemeve kryesore

Probleme teknike në trafikun ajror në vend, rikthehen në punë 90% e sistemeve kryesore

Një defekt teknik ka shkaktuar fikjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror sot në orën 17:30, duke krijuar një situatë emergjente në hapësirën ajrore shqiptare, ka njoftuar këtë të premte për mediat Albcontrol.

Sipas njoftimit, menjëherë pas incidentit, ekspertët e Albcontrol kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme protokollare për të garantuar sigurinë e plotë të avionëve që gjendeshin në fluturim dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes profesionale të teknikëve, rreth orës 18:00 u bë i mundur rikthimi në punë i 90% të sistemeve kryesore.

Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm është bërë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë.

Njoftimi i plotë:

Sot në orën 17:30, për shkak të një problemi teknik, janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë. Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të riktheheshin në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë.

Lini një koment