Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarret në Tërbaç e Vranisht, Vengu: Mirënjohje efektivëve në terren, zero tolerancë për zjarrvënësit

Zjarret në Tërbaç e Vranisht, Vengu: Mirënjohje efektivëve në terren, zero tolerancë për zjarrvënësit

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve në fshatrat Tërbaç dhe Vranisht të Bashkisë Himarë, ku Forcat Zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po vijojnë përballjen me flakët nga toka dhe ajri.

Vengu ka shprehur mirënjohjen për efektivët në terren, ndërsa ka konfirmuar edhe kapjen e autorit të dyshuar për zjarrvënien në këtë zonë.

“Mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të Forcave Zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura në luftën me flakët në Tërbaç dhe Vranisht në Bashkinë Himarë.

Nga toka dhe nga ajri, efektivët, mjetet tokësore dhe ato të Forcës Ajrore vijojnë operacionin në një terren të vështirë, për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur njerëzit, pronën dhe pasuritë tona natyrore.

Respekt dhe mirënjohje për çdo efektiv që, edhe në kushtet më të vështira, është në vijën e parë të kësaj beteje.

Sot, me kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënieve në zonë, mesazhi është i qartë: kush i vë zjarrin natyrës, duhet të përballet me ligjin. Zero tolerancë!”, ka shkruar Vengu.

Lini një koment