E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Taranto 2026: Qitje me pistoletë me ajër, Konini mbyll garën në vendin e 25-të

Taranto 2026: Qitje me pistoletë me ajër, Konini mbyll garën në vendin e 25-të

Manjola Konini ka qenë sportistja e radhës kuqezi, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare, të cilat po zhvillohen në Taranto.

Qitësja shqiptare ka mbyllur në vendin e 25-të garën e saj në disiplinën e pistoletës me ajër në distancën e dhjetë metrave ku në provën e saj, të transmetuar në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar, ka arritur që të grumbullojë 547.0 pikë.

51-vjeçarja nuk mundi që të kualifikohet për në finalen e disiplinës së qitjes pasi për medalje do të garojnë vetëm tetë qitëset më të mira të këtij raundi kualifikues. A.V.

Lini një koment