Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGJKKO i cakton sot masën e sigurisë avokati i ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku paraqitet në ambientet e gjykatës!

GJKKO i cakton sot masën e sigurisë avokati i ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku paraqitet në ambientet e gjykatës!

Ish-zyrtari i policisë, Uljan Shpataraku, po përballet me GJKKO-në për caktimin e masës së sigurisë pas arrestimit të tij në shoqërinë e biznesmenit Ergys Agasi, i lënë dje në arrest me burg.

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme ka mbërritur sot (29 gusht) edhe avokati i tij. Shpataraku i cili u arrestua dy ditë më parë, duke shoqëruar biznesmenin Ergys Agasi, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Gjatë seancës së sotme pritet të vendoset nëse hetimi ndaj tij do të vazhdojë nga SPAK, apo nëse rezulton se ai ishte thjesht nën shoqërimin e Ergys Agasit, rast në të cilin çështja do të ndiqej nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës.

Zhvillimet pritet të bëhen të qarta pas seancës gjyqësore. Shpataraku ishte në kërkim edhe për dhunën ndaj stafit të një hoteli në bregdetin e jugut javë më parë.

Lini një koment