Beteja me flakët në Dragot të Tepelenës, ministri Nufi: Mirënjohje për forcat që luftuan, zjarri u shua pas operacionit g
Zjarri që përfshiu zonën e Dragotit, në Njësinë Administrative Qendër të Tepelenës, është shuar pas një operacioni intensiv që vijoi gjatë gjithë natës.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë sot në rrjetin social me anë të një video-postimi (29 gusht) edhe pamje nga ndërhyrja për shuarjen e flakëve, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e forcave të përfshira në operacion.
Sipas ministrit, në operacion u angazhuan edhe 30 efektivë dhe dy automjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura, në mbështetje të strukturave që punuan për vënien nën kontroll të situatës.
“Dragot, Njësia Administrative Qendër, Tepelenë ku gjatë gjithë natës ka vijuar puna intensive për shuarjen e zjarrit edhe me mbështetjen e 30 efektivëve dhe 2 automjeteve zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Zjarri tashmë është i fikur! Mirënjohje për gatishmërinë dhe profesionalizmin ndaj çdo force të përfshirë në këtë operacion!”, shkruan ministri.
Ndërhyrja gjatë orëve të natës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe përfundimin e operacionit në zonën e Dragotit.