E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Banorët e lagjes numër 15 në zonën e Spitallës në Durrës janë ngritur sot (29 gusht) në protestë, duke denoncuar dështimin e ndërhyrjeve në infrastrukturë që po u rrezikon shtëpitë nga përmbytjet.

Shkak për revoltën e banorëve janë bërë bllokimet dhe mosfunksionimi i dy kolektorëve kryesorë që përshkojnë zonën.

Moszëvendësimi i tombinove rrezikon të përsërisë skenarin e fillimvitit, ku vërshimi i ujit përmbyti katet e para të më shumë se 300 familjeve që banojnë në këtë lagje.

Përveç frikës nga uji, banorët shprehin shqetësim edhe për cilësinë e dobët të punimeve. Infrastruktura e rrugës “Gjergj Balsha”, e cila është shtruar vetëm një vit më parë, tashmë është dëmtuar dhe çarë ndjeshëm përgjatë të gjithë segmentit të saj.

Sipas komunitetit vendas, mungesa e investimeve reale dhe e hapësirave të dedikuara për argëtimin e fëmijëve tregon braktisjen e zonës nga pushteti lokal.

Banorët theksojnë se premtimet e shumta u jepen vetëm gjatë fushatave zgjedhore dhe më pas harrohen, megjithëse ata i paguajnë rregullisht taksat pa marrë mbrapsht asnjë shërbim bazë.

Lini një koment