Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaShpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Si pasojë e shpërthimit, 6 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.

Informacioni është paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim.

vijon

Lini një koment