Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në jug të vendit, me epiqendër në zonën e Gjirokastrës.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët, veçanërisht për shkak të orarit kur shumica e qytetarëve ndodheshin në banesat e tyre.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth Gjirokastrës.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa të dhënat për magnitudën dhe epiqendrën mund të përditësohen pas verifikimeve sizmologjike.