Tërmet 4.5 ballë gjatë natës në Himarë
Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Himarës, duke shkaktuar lëkundje të ndjera në disa qytete të jugut të vendit.
Sipas të dhënave të EMSC, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 00:35, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës. Thellësia e ulët e fokusit sizmik ka bërë që lëkundjet të ndihen më fort në zonën përreth.
Për shkak të frikës nga lëkundjet, turistë e banorë kanë dalur jashtë shtëpive të tyre gjatë natës.