BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit
Institucionet e BE-së, por edhe vetë disa vende të rëndësishme të BE-së mendojnë se ka ardhur koha për të reformuar modelin e zgjerimit për vendet që duan t’i bashkohen.
KE i tha A2CNN se integrimi gradual shihet si mënyra më e mirë për të inkurajuar shtetet si Shqipëria për të përmbushur detyrimet, duke e përfshirë në disa sektorë të unionit edhe pa qenë anëtarë me të drejta të plota.
Komisioni Europian u shpreh kështu për A2CNN: “Integrimi gradual nuk është një ide e re. Ai është një mekanizëm që mbështet vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, në varësi të përmbushjes së disa kritereve të caktuara. Integrimi gradual sjell përfitime konkrete për qytetarët, edhe përpara anëtarësimit të plotë. Në të njëjtën kohë, ai i nxit partnerët e BE-së në procesin e zgjerimit që të intensifikojnë përpjekjet e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.
Kur flitet për integrim gradual për vendet kandidate, Brukseli sjell shembuj konkretë që vende si qytetarët e Shqipërisë kanë përfituar në mënyrë konkrete, si në rastin e bashkimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro, SEPA, marrëveshjet me BE-në për roaming.
Qasjen e re ndaj zgjerimit si nevojë ndaj situatës gjeopolitike e ka pranuar edhe komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, disa ditë më parë në Zagreb, duke pranuar që në shtator do t’u prezantohet vendeve anëtare të Unionit propozimi i KE-së dhe më pas pritet të diskutohet në tetor nga Këshilli i BE.
Shqipëria, e cila deri tani ka mbyllur vetëm 3 kapituj, është treguar e hapur ndaj përshpejtimit të çdo procesi, madje duke u vetëofruar për të hequr dorë nga komisioneri dhe e drejta e vetos.
Ndërsa Mali i Zi, që është parajojë në procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor, kërkon vetëm anëtarësim me të drejta të plota.