Sunday, 30 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident me vdekje në Vlorë, humb jetën 78-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën 78-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi V. Xh., 57 vjeç, ka përplasur një biçiklist.

Si pasojë e përplasjes, 78-vjeçari F. S., banues në Vlorë, u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Pas ngjarjes, specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.

Lini një koment