Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Vatra e zjarrit në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktive, ndërsa situata mbetet problematike. Flakët janë përhapur tashmë në drejtim të zonës së Fushë-Hutrës, pavarësisht ndërhyrjes së forcave në terren dhe punës së një helikopteri prej tre ditësh.

Forcat e emergjencave dhe ekipet në terren po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën, por deri më tani vatra nuk është izoluar plotësisht.

Helikopteri ka ndërhyrë prej tre ditësh në zonën e prekur nga zjarri, ndërsa në terren janë angazhuar edhe forca të tjera për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Përhapja e zjarrit drejt Fushë-Hutrës ka shtuar shqetësimin për përfshirjen e sipërfaqeve të reja. Puna për izolimin e vatrës vijon, ndërsa mbetet e nevojshme ndërhyrja e vazhdueshme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Lini një koment